53-vjeçari shtiu me armë zjarri në një aheng familjar në Shtime

53-vjeçari shtiu me armë zjarri në një aheng familjar në Shtime

Policia e Kosovës ka iniciuar rast ndaj një personi në Petrovë të Shtimes pasi ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.

Autoritetet njoftuan të hënën se 53-vjeçari me inicialet J.R. e ka pranuar më 26 dhjetor përdorimin e armës së zjarrit e më pas e ka dorëzuar armën në stacionin policor.

Rasti është iniciuar si “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

“Me datën 06.01.2025 policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informatë se në fshatin Petrovë të Shtimes një person gjatë një ahengu familjar kishte shtënë me armë zjarri. Hetuesit policor nën autorizim të prokurorit të shtetit i kanë nisur hetimet dhe kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin J. R (M/K), i moshës 53 vjeç, të cilin e kanë ftuar në stacionin e policisë në Shtime. I dyshuari ka pranuar se me datën 26.12.2024 e kishte përdorur armën e zjarrit, të cilën më pas e ka dorëzuar. Me vendim të prokurorit të shtetit është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar arma e zjarrit ( pistoletë)”, thuhet në njoftimin policor.

Shpërndaje në: