Rama: Me Bedri Hamzën kryeministër, gjithë Kosova mund të gëzojë projekte me standard evropian
Kandidati i PDK-së për deputet Rrahman Rama me numrin 7, ka marrë pjesë në përurimin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Mitrovicë, një projekt i realizuar falë bashkëfinancimit të Komunës së Mitrovicës dhe Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”.
Ai shprehu kënaqësinë që ky projekt ofron shërbime mjekësore me standard evropian për qytetarët e Mitrovicës.
Rama theksoi se me Bedri Hamzën si kryeministër, të tilla projekte mund të realizohen për të gjithë Kosovën.
E plotë:
Sot kam marrë pjesë në përurimin e QKMF-së në Mitrovicë, që është projekt si bashkëfinancim në mes të Komunës së Mitrovicës dhe Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”.
Kënaqësi që pashë se u jetësua një projekt i tillë, që u mundëson qytetarëve të Mitrovicës shërbime mjekësore me standard evropian.
#Rr7 #PDK131