Zogaj kritikon Kurtin: Po shfrytëzon punësimet në ndërmarrjet publike për të bërë fushatë

Zogaj kritikon Kurtin: Po shfrytëzon punësimet në ndërmarrjet publike për të bërë fushatë

Kandidati për deputet i LDK-së, Alban Zogaj i ka reaguar Kurtit, pasi ky i fundit mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të kontratave të punëtorëve në KEK.

Ai në Facebook kritikoi Kurtin duke thënë se është shembull i keqpërdorimit të pozitës publike për qëllime elektorale.

Sipas Zogajt, në vend se Kurti të merrej me zhvillimin e energjisë, ai po shfrytëzon punësimet në ndërmarrjet publike për fushatë.

 

Postimi i plotë:

Prej kur Kryeministri qenka bërë Drejtor Personeli?

Pjesëmarrja e Kryeministrit në ceremoninë e nënshkrimit të kontratave të punëtorëve në KEK është një shembull i keqpërdorimit të pozitës publike për qëllime elektorale. Në vend që të merret me politika strategjike për zhvillimin e sektorit energjetik, ai po shfrytëzon punësimet në ndërmarrjet publike për të bërë fushatë zgjedhore. Kjo është një praktikë e papranueshme që cenon integritetin e institucioneve tona dhe rëndon besimin e qytetarëve në qeverisje.

Shpërndaje në: