Krasniqi: Lufta kundër korrupsionit është mashtrimi më i madh i VV’së
Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit Albin Kurti, i cili në një intervistë të djeshme e cilësoi luftën kundër korrupsionit si një prej arritjeve më të mëdha të qeverisjes së tij.
Ajo ka theksuar se, sipas raporteve ndërkombëtare, Kosova ka bërë progres të kufizuar në luftën kundër korrupsionit, duke cituar Raportin e Vendit të BE-së për vitin 2024, i cili thekson se prokurimi publik është i prirur për parregullsi dhe lehtë i korruptueshëm.
Krasniqi ka përmendur disa prej skandaleve më të mëdha të korrupsionit që kanë shoqëruar këtë periudhë, si vjedhja me rezervat shtetërore, korrupsioni me ambalazhues të ujit, tenderat sekretë, ndarja e subvencioneve për familjarët dhe anëtarët e Vetëvendosjes, si dhe transferet milionëshe për Martin Berishaj nga GEN Serbia.
Postimi i plotë:
LUFTA KUNDËR KORRUPSIONIT ËSHTË MASHTRIMI MË I MADH QË VETËVENDOSJE I KA BËRË POPULLIT!Në një intervistë të djeshme, Albin Kurti e cilësoi “luftën kundër korrupsionit” si një prej të arriturave më të mëdha të qeverisjes së tij dhe iu referua raporteve ndërkombëtare. Raporti i Vendit (Progresit) i BE për 2024, thotë:
❌️ Kosova ka bërë progres të limituar në luftën kundër korrupsionit
❌️ Prokurimi publik është i prirur për parregullsi dhe lehtë i korruptueshëmPo ia rikujtoj publikut disa prej skandaleve të korrupsionit:
🔴 Vjedhja me rezerva shtetërore
🔴 Korrupsioni me ambalazhues të ujit
🔴 Mbi 2100 tendera sekret, duke shkelur procedurat ligjore
🔴 Ndarja e subvencioneve për familjarë, këshilltarë e anëtarë të Vetëvendosjes
🔴 Transferet milionësh për Martin Berishaj nga GEN Serbia
Edhe përkundër të gjitha skandaleve të korrupsionit, Vetëvendosje tenton t’a mashtrojë popullin kinse ka luftuar korrupsionin.Ndryshimi është i domosdoshëm.