Edmond Lajqi dënohet me burgim të përjetshëm
Edmond Lajqi sot u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e gruas së tij.
Në seancën e së martës në Gjykatën Themelore në Pejë, Edmond Lajqi e ka pranuar fajësinë për vrasjen e gruas së tij në prill të këtij viti.
“I akuzuari Edmond Lajçi është fajtor për shkak se ka kryer veprën penale “vrasje e rëndë” dhe veprën penale “mbajtja në pronësi e paautorizuar e armëvve”. Gjykata të akuzuar Edmond Lajçi e gjykon me dënim me burgim të përjetshëm”, tha gjykatësi gjatë shqiptimit të dënimit.
Ndryshe, Prokuroria Themelore në Pejë, më 19 nëntor 2024 ka ngritur aktakuzë kundër Edmond Lajqit, i cili akuzohet se më 16 prill 2024 ka vrarë bashkëshorten e tij në Pejë.