Mbi 90 mijë të regjistruar për votim nga mërgata

Mbi 90 mijë të regjistruar për votim nga mërgata

Mbi 90.000 qytetarë jashtë Kosovës janë regjistruar si votues për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, ka njoftuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Pranimi i aplikimeve ka përfunduar në orën 23:59 (e enjte), derisa numri i aplikimeve në shqyrtim është 18.244.

KQZ-ja ka njoftuar se shqyrtimi i aplikimeve të pranuara do të vazhdojë edhe gjatë së premtes.

“Ju njoftoj se periudha 120 ditore për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës ka përfunduar. Sipas të dhënave preliminare, numri i shtetasve të Kosovës që janë regjistruar si votues jashtë Kosovës në periudhën 29 gusht – 26 dhjetor 2024, deri në orën 23:59 është: 90,860, ndërkaq numri i aplikimeve që janë në shqyrtim është: 18,244”, thuhet në njoftimin e zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi.

Ai u shpreh se sa më shpejtë do të dalin me raport përfundimtar për numrin e shtetasve të regjistruar për të votuar nga jashtë Kosovës.

“Ju njoftoj se shqyrtimi i aplikimeve të pranuara do të vazhdojë edhe gjatë ditës së premte dhe do të bëjmë përpjekje që në një kohë sa më të shpejtë të kemi një raport përfundimtar për numrin e shtetasve të regjistruar për të votuar nga jashtë Kosovës, të ndarë sipas mënyrës së votimit dhe sipas shteteve”, ka shtuar Elezi.

Shpërndaje në: