Pritjet në piken kufitare te Dheu i Bardhë mbi gjysmë ore

Pritjet në piken kufitare te Dheu i Bardhë mbi gjysmë ore

Në prag të festave të fundvitit janë rikthyer kolonat dhe pritjet e bashkatdhetarëve tanë në vendkalimet kufitare të Kosovës me Serbinë.

Në orët e pasdites, sot, fluksi i automjeteve të udhëtarëve që po vijnë në Kosovë, është më i lartë në pikat e kalimeve kufitare te Dheu i Bardhë dhe Jarinja.

Pritjet si në hyrje ashtu dhe në dalje të pikës kufitare Dheu i Bardhë po shkojnë mbi gjysmë ore.

Sipas përditësimit të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, udhëtarët janë të detyruar të presin deri në 40 minuta, për dalje në piken kufitare me Serbinë, te Dheu i Bardhë.

Ndërkaq në dalje të në piken kufitare, në Jarinje pritjet për hyrje shkojnë deri në 20 minuta, kurse per dalje nga Kosova 15 minuta.

Situata është normale në pikat e tjera kufitare, ku pritjet shkojnë nga 3 deri në 5 minuta.

Shpërndaje në: