Aktivizohet edhe Donika Gërvalla: I përdorë resurset e Ministrisë për të bërë thirrje për regjistrimin në zgjedhjet e 9 shkurtit
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, e cila udhëhiqet nga Donika Gërvalla, është duke i përdorur të gjitha resurset e saja, për t’ u bërë thirrje diasporës që të regjistrohen për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Përmes mesazheve të dërguara drejt popullit, MPJD ka rikujtuar se sot është afati i fundit për regjistrim.
“Sot është afati i fundit!
Regjistrohuni për votim nga jashtë vendit dhe sigurohuni që edhe familjarët e miqtë e juaj janë regjistruar”, thuhet në mesazhet e dërguara nga MPJD.