Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës arrin 4 milionë udhëtarë, e quan arritje historike

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës arrin 4 milionë udhëtarë, e quan arritje historike

Të premten në Terminalin e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, do të festohet për arritjen e 4 milionë udhëtarëve.

Në njoftimin e bërë për media nga ANP thuhet se kjo është një arritje historike.

“Ju njoftojmë se nesër do të festojmë arritjen e 4 milion udhëtarëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Me këtë rast, do të organizojmë një ngjarje për të shënuar këtë arritje historike, ku do të jenë të pranishëm Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministra dhe partnerë të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, bëhet e ditur se ngjarja do të fillojë rreth orës 15:00.

Shpërndaje në: