Gucati: Jemi të dëshpruar që nuk na vizitoi Kurti – Bislimi e Aliu e vizituan vetëm Rexhën
Ish-kreu i OVL së UÇK-së, Hysni Gucati në intervistën e parë pas lirimit të plotë nga dënimi i Gjykatës Speciale është shprehur i dëshpruar me trajtimin e Qeverisë aktuale ndaj të gjithë atyre që po mbahen e që janë mbajtur në Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Ai ka falënderuar në mënyrë të veçantë Ramush Haradinajn për vendimin që e kishte marrë sa ishte kryeministër i Kosovës.
“Shteti për neve nuk ka bërë asgjë. Mos t’kishte qenë kryeministër Ramush Haradinaj neve nuk do të na paguanin asgjë, ai me një vendim në krye në veti vendosi që të na paguaj avokatët. Shumë jam i dëshpruar që nuk ka qenë kryeministri Albin Kurti për vizitë në Hagë, nuk i ka bërë ner as Rexhep Selimit. Zëvendëskryeministri ka ardhur në vizitë te Rexha, e neve s’na ka vizituar, të gjithëve na ka vizituar vetëm kryeparlamentari Konjufca e ministrja Haxhiu, bile edhe ministri Liburn Aliu disa herë ka ardhur në Hagë, por e ka vizituar vetëm Rexhep Selimin e jo edhe ne të tjerët. Jemi ndjerë shumë të diferencuar, ka qenë turpi më i madhi i kësaj Qeverie. Nuk e besoj që edhe Rexhës i ka ardh mirë”, ka thënë Gucati.