Lekaj: I nderuar që në konakun tim mirëpritëm Haradinajn, deputetë të AAK-së dhe famulltarin

Lekaj: I nderuar që në konakun tim mirëpritëm Haradinajn, deputetë të AAK-së dhe famulltarin

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka pritur në shtëpinë e tij kryetarin e partisë, Ramush Haradinaj për festën e Krishtlindjes.

Lekaj përmes një shkrimi në Facebook ka shprehur falënderimet e tij ndaj Haradinajt duke thënë se ndjehet i nderuar edhe me praninë e deputetëve të AAK-së.

Postimi i plotë:

Tradita e mikpritjes për festën e Krishtlindjes më mbush me gëzim dhe dashuri vëllazërore.

Jam shumë i nderuar që sot, në konakun e familjes Lekaj, mirëpresim miq të veçantë si z. Ramush Haradinaj, i cili që nga paralufta ka qenë mik i kësaj shtëpie. Falënderoj shumë kryetarin Gjini, kolegët deputetë e deputete, Hoxhën e Becit dhe Famullitarin e Novosellës, si dhe shumë miq që na mbushën me urime e dashuri familjen tonë.

Gjithmonë festofshim bashkë. Gëzuar!

Shpërndaje në: