Halimi: Kurti ndjell frikë e Murati merret me opozitën, qytetarët në terr në mungesë të kushteve elementare

Halimi: Kurti ndjell frikë e Murati merret me opozitën, qytetarët në terr në mungesë të kushteve elementare

Sibel Halimi, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka komentuar deklaratat e fundit të bëra nga kryeministri Albin Kurti e ministri Hekuran Murati, duke thënë se njëri ndjell frikë e tjetri merret me opozitën.

Tutje ajo ka theksuar se, qytetarët përballen me mungesën e kushteve elementare.

‘‘Një ditë më parë, kryeministri ndjell frikë dhe lë qytetarët në terr, ndërsa sot ministri i tij merret me opozitën dhe analistët.

Ndërkohë që qytetarët përballen me mungesën e kushteve elementare për jetesë, kjo qeveri gjen kohë për t’u tallur me ta.

Realiteti i tyre nuk përputhet me atë të qytetarëve!’’, ka shkruar ajo.

Shpërndaje në: