Rukiqi i reagon Muratit: Ky problem të rrymës nuk ka, si pengojnë as ndërprerjet as faturat

Rukiqi i reagon Muratit: Ky problem të rrymës nuk ka, si pengojnë as ndërprerjet as faturat

Ministri i Financave, Hekuran Murati, sot më herët njoftoi se kanë krijuar një formular për ata që s’duan t’i marrin shtesat për këtë fundvit. Ky njoftim tërhoqi disa reagime.

Berat Rukiqi nga LDK ka ironizuar se edhe kjo është një “copëz e luftës hibride” – një akuzë që kryeministri Albin Kuti e bën ndaj opozitës dhe mediave.

“Qe edhe një copëz e “luftës hibride” nga Ministri i Financave”, ka shkruar ai.

Ndërkaq, ai përmendi edhe situatën me rrymë, duke akuzuar ministrin Murati se nuk e ka këtë problem.

“Ky problem të rrymës nuk ka: si pengojnë as ndërprerjet e as faturat”.

Më herët edhe deputetja Hykmete Bajrami reagoi për njoftimin e Muratit, duke thënë se paratë e ndara për shtesa janë të qytetarëve e jo nga buxheti i tij.

“Dhe mos e trajto buxhetin e shtetit si me qenë buxheti yt personal, se nuk je duke bërë asgjë të jashtëzakonshme. Ti thjesht ke mbledhur tatime e taksa për ta bërë jetën e qytetarëve më të mirë, dhe meqë ke dështuar, tash po ua kthen qytetarëve një pjesë të parave të tyre. Kaq”, tha ajo.

Edhe Murati në njoftimin e tij për këtë formular përmendi “opozitën dhe analistët”.

“Jam i bindur që disa deputetë të opozitës dhe disa analistë do të jenë të parët që do ta plotësojnë 😊. Andaj mos hezitoni ta ndani edhe me ta këtë formular”.

Ata që s’i duan shtesat prej 100 euro mund të heqin dorë – Murati tenton të bëjë humor me paratë e taksapaguesve

Shpërndaje në: