Burim Ramadani për paralajmërimet e Kurtit: Temë reale është mungesa e rrymës, tjerat shpërqendrim

Burim Ramadani për paralajmërimet e Kurtit: Temë reale është mungesa e rrymës, tjerat shpërqendrim

Ish-inspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka komentuar paralajmërimet e Kurtit për sulme të tjera nga Serbia.

Ramadani ka thënë se temë reale në Kosovë është vetëm mungesa e rrymës, të tjerat janë shpërqendrim.

Postimi:

Tema reale është mungesa e rrymës. Tjerat janë shpërqendrim për qytetarët, sepse për to janë institucionet përkatëse që bëjnë punën e vet.

Me secilin që takohen sot në qytet, një hall kanë: nuk ka rrymë, ndërsa faturat vijnë shumë të larta.

Temat tjera janë profesionale dhe për to merren institucionet përgjegjëse, bashkë me prezencën ndërkombëtare ushtarake.

Por, qytetarët hallin e kanë se po paguajnë shumë shtrenjtë rrymën dhe po mërdhihen në të njëjtën kohë.

Shpërndaje në: