Reçica takon doktorin që ka kontrolluar mbi 1 milion pacientë: Humanist dhe mjek i përkushtuar

Reçica takon doktorin që ka kontrolluar mbi 1 milion pacientë: Humanist dhe mjek i përkushtuar

Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica ka takuar sot doktorin e njohur nga komuna e Ferizajt, Agim Bytyçin.

Reçica përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, e vlerësoi doktorin Agim Bytyçin si humanist të madh i cili ka kontrolluar mbi 1 milion pacientë.

“Respekti dhe mirënjohja për figurën e tij janë të veçanta, pasi ai përfaqëson shembullin më të mirë të një mjeku dhe njeriu të përkushtuar ndaj misionit fisnik të shërbimit ndaj të tjerëve” ka shkruar mes tjerash Reçica.

Postimi i plotë:

Kënaqësi e veçantë të takoj doktorin më të shquar dhe më të njohur të Ferizajt e të mbarë Kosovës, mikun tim dhe të familjes, Dr. Agim Bytyçi. Një personalitet i jashtëzakonshëm, një humanist i madh, i cili me përkushtim, profesionalizëm dhe zemërgjerësi ka pritur dhe kontrolluar mbi 1 milion pacientë, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në shëndetin dhe jetët e shumë njerëzve. Respekti dhe mirënjohja për figurën e tij janë të veçanta, pasi ai përfaqëson shembullin më të mirë të një mjeku dhe njeriu të përkushtuar ndaj misionit fisnik të shërbimit ndaj të tjerëve.

Shpërndaje në: