Katër raste të dhunës në familje vetëm në rajonin e Prishtinës brenda 24 orëve
Brenda 24 orëve, vetëm në rajonin e Prishtinës, janë raportuar 4 raste të dhunës në familje.
Njoftimi:
DHUNË NË FAMILJE
· Obiliq 24.12.2024, 14:00. Është raportuar se ankuesja femër shtetase e Shqipërisë pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar, i cili më pas është sulmuar fizikisht nga i dyshuari tjetër mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
· Prishtinë 24.12.2024, 15:17. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje ankuesja femër kosovare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin ankuesja ka kërkuar urdhër mbrojtës dhe më pas është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
· Prishtinë 24.12.2024, 08:00. Është raportuar se ankuesja femër kosovare pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.
· Podujevë 23.12.2024, 22:30. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje ankuesja femër shtetase e Shqipërisë është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa viktima me vullnetin e saj ka vazhduar për në Republikën e Shqipërisë.