Administrata Biden, Nikaj i PDK-së: Qeveria e humbi shansin me një President që e njeh personalisht Kosovën
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bernard Nikaj, ka kritikuar ashpër qeverinë e kryeministrit Albin Kurti për mënyrën se si ka menaxhuar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).
Në një intervistë për emisionin “Debat Plus”, Nikaj theksoi se gjatë mandatit të Presidentit Biden, Kosova ka humbur mundësinë për të forcuar marrëdhëniet me SHBA-në.
Sipas tij, kjo është një mundësi e humbur, duke pasur parasysh se Biden ka një lidhje të veçantë me Kosovën, përfshirë vizitat e tij dhe angazhimin e tij personal në zhvillimin e vendit.
“Qeverisja Kurti e ka, nëse bën më thënë në formë popullore, e ka çuar dëm një administratë të ShBA-ve, e cila e ka pasur një president, i cili e njeh Kosovën personalisht. I vetmi president i cili e ka njohur Kosovën personalisht në detaje, i cili e ka marrë familjen në Ferizaj në përurim të rrugës me emrin e djalit të tij ka qenë president i ShBA-së dhe Kosova s’ka arrit asgjë gjatë atij mandati. Kjo qeveri e ka humb këtë shans.” – tha ai.