Ferat Shala: Trepça është pjesë e jetës sime, kam kontribuar në zhvillimin e saj
Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka shprehur lidhjen e tij të ngushtë me Trepçën, duke theksuar se ka qenë pjesë e historisë së saj që nga protestat në mbështetje të minatorëve në vitin 1989, deri në periudhën kur ka qenë menaxher i ndërmarrjes.
Ai ka theksuar me krenari se si menaxher ka kontribuar në realizimin e shumë projekteve zhvillimore për Trepçën, duke shprehur kënaqësinë për punën dhe angazhimin e tij në përmirësimin e kësaj ndërmarrjeje.
“Me Trepçën kam lidhje të vecantë – që nga protesat në mbeshtetje të minatorëve më 1989 e deri në kohën kur kam qenë menaxher i saj. Ndjehem mirë që si menaxher kam kontribuar në shumë projekte zhvillimore për ndërmarrjen”, shkruan Shala.
Video e plotë: