Zogaj: Kurti sot i tha qytetarëve mos u ankoni për ndërprerje të rrymës, mundet me qenë më keq- me shpërthy ndonjë luftë
Njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj ka reaguar pas ankesave të qytetarëve për reduktime me rrymë.
Përmes një postimi në Facebook, Zogaj tha se Kurti sot gjatë konferencës u tha qytetarëve të Kosovës se munden me qenë edhe më keq, “me shperthy ndonjë luftë”.
Postimi i plotë:
Kurti sot u tha 1.6 milion banoreve ne Kosove mos u ankoni per nderprerje te rrymes, sepse mundemi me qene edhe me keq-me shperthy ndonje lufte. Ky me gjase investimet kapitale i ka nderpre sepse nje dite ka me fillu me ndertu bunkera 🙈