Albin Kurti i “djeg” hetimet e FBI për sulmin në Iber Lepenc – Milan Radoiçiq autor

Albin Kurti i “djeg” hetimet e FBI për sulmin në Iber Lepenc – Milan Radoiçiq autor

Kryeministri Albin Kurti është duke mbajtur një konferencë për media nga e cila deklaroi se Serbia dhe Millan Radojçiq janë përgjegjës për sulmin në kananlin e Iber Lepencit, shkruan Periskopi.

“Bazuar në informacionet intelegjente që i posedojnë institucionet e sigurisë, prapa urdhërit me eksplozivë në kanalin e Iber Lepencit qëndron Millan Radojçiq me grupin e tij terrorist i cili po strehohet dhe mbështetet nga Serbi.Për planifikimin dhe logjistikën ka përgjegjësi shteti i Serbisë. Mbrojtja Civile dhe shërbime serbe janë të përfshira. Mbështetje logjistike në terren Mbrojtja Civile, ndërsa grupi dy janë persona profesioniistë të shërbimebeve-s janë përfshirë në realizimin e sulmeve”, tha Kurti.

“Deri më tani janë evidentuar komunikime të koduara në mes të Mbrojtjes Civile që lidhen me rastin, të dhënat po trajtohen nga organet tona”, shtoi ai.

“Për dallim nga Banjska, ku Radojçiqi mori pjesë personalisht, kësaj radhe ka bërë veprime për shfajësim të vetes – paraprakisht bëri alibi ku u takua me Listën Serbe, dy orë para sulmin në Ibër Lepenc, caktoi takim, paratakim, me Listën Serbe, dhe kjo është mënyra se si me këtë takim të paracaktuar krijon orvatet të sajojë alibi”.

“Pas sulmit ka bërë telefona me shërbimet serbe, për të bërë fshehjen e vetes… Radojçiqi pas sulmit ka shprehur pakanëqasëi për rezultatet e sulmit, sepse deshi kanali të dëmtohet pakthyeshëm”.

Shpërndaje në: