Kurti mban konferencë për media sot në ora 17:30

Kurti mban konferencë për media sot në ora 17:30

Zyra për Media e kryeministrisë ka njoftuar se sot në orën 17:30, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të mbajë një konferencë për media.

Nuk është treguar fare arsyeja e kësaj konference për media.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mban konferencë për media. VENDI: Ndërtesa e Qeverisë.KOHA: 17:30”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Kurti me herët gjatë ditës ka qëndruar në Dragash ku e ka përuruar një rrugë dhe në Malishevë ku kanë vendosur gur themelin për ndërtimin e një çerdhe.

Shpërndaje në: