Haradinaj me premtime për të verbërit : Subvencionim, integrim të shkrimit braille në hapësira publike dhe hapje të shkollave të specializuara

Haradinaj me premtime për të verbërit : Subvencionim, integrim të shkrimit braille në hapësira publike dhe hapje të shkollave të specializuara

Kryetari i AAK-së, njëherësh kandidat për kryeministër, Ramush Haradinaj i ka dorëzuar programin e koalicionit kryetarit të Shoqatës së të Verbërve të Kosovës, Daut Tishuku, shtypur në alfabetin Braille.

Haradinaj i premtoi mbështetje dhe përkrahje institucionale nëse bëhet kryeministër i vendit.

Postimi i plotë:

Me kënaqësi takova sot udhëheqjen e Shoqatës së të Verbërve të Kosovës, të kryesuar nga z. Daut Tishuku. Programi ynë qeverisës, që sot u promovua edhe me shkrimin braille, përmban masa konkrete për përmirësimin e jetës së këtij komuniteti të çmuar të shoqërisë sonë, duke filluar nga rritja e pensioneve e deri tek përshtatja e infrastrukturës publike për nevojat e tyre specifike.

Kosova që ne synojmë është një vend ku çdo qytetar gëzon dinjitet të plotë dhe mundësi të barabarta. Për këtë, kemi planifikuar një sërë masash transformuese, përfshirë: subvencionimin e sipërmarrësve të verbër, integrimin e shkrimit braille në të gjitha hapësirat publike, krijimin e një fondi të dedikuar për shtypjen e librave, si dhe hapjen e shkollave të specializuara në Prishtinë, Ferizaj dhe Prizren.

Angazhimi ynë për një Kosovë gjithëpërfshirëse është i palëkundur. Me zbatimin e këtyre masave, do të sigurojmë që qytetarët tanë të verbër të kenë qasje të plotë në arsim, punësim, kulturë dhe në të gjitha sferat e jetës publike. Bashkë do ta bëjmë Kosovën një vend ku askush nuk lihet pas.

AAK-ja prezanton programin e tyre Shoqatës së të Verbërve, i shtypur në alfabetin Braille

Shpërndaje në: