Anëtari i PDK-së në KQZ: Kam drojën se Lista Serbe mund ta fitojë rastin në PZAP
Anëtari i PDK-së në KQZ-së, Arianit Elshni, ka vlerësuar se vendimi i djeshëm i KQZ-së për të mos e certifikua Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit ka qenë i ngutshëm.
Ai ka shfaqur drojën e tij se subjekti politik serb mund ta fitojë rastin në PZAP.
Në një intervistë për emisionin “InfoNata” në Tëvë1, ai ka deklaruar se vendimi i KQZ-së nuk është i konsultuar mirë me ligjin.
“Kam drojën time që ky vendim i sotëm mund të fitohet nga Lista Serbe në PZAP, pra në momentin kur vendimet e tilla merren me nguti. Ky është rreziku ku vendimet nuk janë të konsultuara mirë me bazë ligjore dhe referencë. Kjo është arsyeja pse sot kamë kërkuar sqarime nga MPB”, ka thënë Elshani.
Ai ka treguar se për këtë rast nuk është përgjigjur fare MPB-ja dhe MPJD-ja.
“Kemi dërguar kërkesë për verifikimin e kandidatëve të Listës Serbe në MPB. Për këtë kërkesë ne nuk kemi pranuar përgjigje as nga MPD e as nga MPDJ, përderisa institucionet tjera kanë kthyer përgjigje lidhur me konfirmimin për certifikimin e Listës Serbe”, ka thënë Elshani.