Zjarr i madh në një fabrikë municionesh në Turqi, raportohet për 12 të vdekur

Zjarr i madh në një fabrikë municionesh në Turqi, raportohet për 12 të vdekur

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një fabrikë të prodhimit të municioneve në Balikesir, në rajonin Marmara të Turqisë.

Sipas një deklarate të guvernatorit të rajonit e publikuar nga mediat turke ka viktima dhe të lënduar.

Informacionet e para flasin për 12 persona që humbën jetën dhe 3 të plagosur.

Në zonë kanë mbërritur autoambulancat dhe makinat e policisë, ndërsa akoma nuk dihet shkaku i këtij zjarri të madh, transmeton Sinjali.

Shpërndaje në: