Pse disa shtete festojnë Krishtlindjet më 24 dhjetor
Në shumicën e pjesëve të Evropës Lindore dhe Skandinavisë, dhuratat e Krishtlindjeve shkëmbehen tradicionalisht në mbrëmjen e 24 dhjetorit, dhe jo siç zyrtarisht është më 25 dhjetor.
Prandaj, Krishtlindjet mund të festohen në data të ndryshme në varësi të vendndodhjes tuaj, të cilat besime fetare mbani dhe traditave historike.
Vendet që respektojnë këtë traditë përfshijnë Republikën Çeke, Poloninë, Gjermaninë, Zvicrën, Austrinë, Norvegjinë, Danimarkën, Islandën, Suedinë, Argjentinën, Kolumbinë, Brazilin, por ka edhe vende të tjera.
24 dhjetori përfaqëson fillimin e Krishtlindjeve për këto vende dhe fillon vetëm nga pasditja.
Përgjatë historisë, 25 dhjetori për këto vende konsiderohet më shumë një festë fetare dhe ‘ditë e shenjtë’ duke pushuar dhe adhuruar, sesa një ditë festimesh.
Vendet që festojnë më 24 dhjetor janë gjithashtu kryesisht të krishtera, dhe një ditë liturgjike e krishterë gjithmonë fillon dhe mbaron në perëndim të diellit çdo ditë.
Prandaj, Jezusi konsiderohet se ka lindur në orën 17:00 më 24 dhjetor, që do të thotë se ditëlindja e tij përfundon në të njëjtën orë më 25 dhjetor.
Kjo është arsyeja pse tradita dikton që darka e Krishtlindjeve të hahet më 24 dhjetor dhe mëngjesi i Krishtlindjes në mëngjesin e 25 dhjetorit.
Pra, në thelb, Krishtlindjet shtrihen në dy ditë.