Arben Gashi: Vizioni dhe vlerat që LDK ka mbrojtur ndër vite vazhdojnë të jenë udhërrëfyes për të ardhmen e vendit
Shefi i GP të LDK, Arben Gashi ka shprehur urime për 35-vjetorin e themelimit të partisë.
Ai në Facebook tha se “përkushtimi, vizioni dhe vlerat që LDK ka mbrojtur ndër vite vazhdojnë të jenë udhërrëfyes për të ardhmen e vendit tonë”.
Urime të përzemërta për 35-vjetorin e themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)!
Ky përvjetor shënon një moment të veçantë për të kujtuar historinë e lavdishme të partisë që u bë shtylla e parë e lëvizjes për liri, demokraci dhe shtetndërtim në Kosovë. Përkushtimi, vizioni dhe vlerat që LDK ka mbrojtur ndër vite vazhdojnë të jenë udhërrëfyes për të ardhmen e vendit tonë.
Faleminderit për kontributin e jashtëzakonshëm në avancimin e kauzës kombëtare dhe ndërtimin e një shteti të pavarur, demokratik dhe evropian. Le të vazhdojmë së bashku të ndërtojmë të ardhmen mbi themelet e forta që kemi trashëguar.
Urime dhe suksese të mëtejshme!
#35VjetLDK
#VizionPërKosovën