Miftaraj: Lista Serbe luajti mençur pas sulmit të Banjskës
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, duke komentuar moscertifikimin e Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, tha se nuk ka bazë ligjore.
“Lista Serbe mund të bëjë ankesë në PZAP, i cili vendos lidhur me ligjshmërinë e vendimit që është marrë sot ne KQZ. Mund të themi që ky vendim nuk ka bazë ligjore”, tha Miftaraj në T7.
Ai tha se Lista Serbe luajti mençur duke ndërruar zyrtarët e menaxhmentit, pas sulmit në Banjska.
“Lista Serbe ka luajtur mençur, menjëherë pas sulmit në Banjskë menaxhmenti i Listës Serbe u ndryshua, ata të cilët kanë qenë në krye u tërhoqën dhe u zgjodhën liderë të ri politikë”, tha më tej Miftaraj.