Abdixhiku: Viti 2025 do të jetë vit i ringritjes sonë të madhe historike
‘’Përballë një qeverie që ka dështuar ta përmirësojë jetën e qytetarëve dhe që e ka izoluar vendin, viti 2025 do të jetë viti i ndryshimit dhe i ringritjes sonë të madhe historike’’, ka deklaruar i pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, gjatë fjalimit në kremtimin e 35 vjetorit të themelimit të LDK-së.
Sipas tij, populli është bashkuar me vizionin e LDK-së për një të ardhme më të mirë.
‘’Momentumi ynë i jashtëzakonshëm – i cili po dëshmohet çdo ditë nga entuziazmi dhe mbështetja e gjerë qytetare anëkënd Kosovës – na tregon se sot, njësoj si në kohën kur u vendosën themelet tona, populli është bashkuar me vizionin tonë për një të ardhme më të mirë. Sot, më shumë se kurrë, është e qartë se Kosova po kërkon ndryshim’’, tha Abdixhiku.