Skandalet në Ministrinë e Pecit: Njeriu i VV’së në APK pritet të marrë vendimin nëse ka konflikt interesi për grantet

Skandalet në Ministrinë e Pecit: Njeriu i VV’së në APK pritet të marrë vendimin nëse ka konflikt interesi për grantet

Skandalet e njëpasnjëshme në Ministrinë e udhëhequr nga Faton Peci vështirë të ‘kapërdihen’. Njëjtë është edhe me çështjen e granteve, si “100 mijëshet” për vëllain dhe dajën e deputetes së VV’së Fitore Pacolli, këshilltarit të Pecit, Naim Huruglica e të tjerë për të cilët Periskopi ka raportuar në vazhdimësi.

Enis Rrustemi, Periskopi

Çështja e këtyre, siç na ka njoftuar Ministria e Pecit, ka shkuar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. E këta të fundit, bëjnë të ditur se do të qartësohen gjatë këtyre ditëve, në fund të dhjetorit.

Por, është vështirë e besueshme që APK do të marrë një vendim kundër Ministrisë së Pecit, me faktin që njeriu i cili udhëheq këtë Agjenci, është i preferuar i Vetëvendosjes.

Burime të sigurta të Periskopit, kanë bërë të ditur se ka pasur edhe raste të tjera që kjo Agjenci ka marrë vendime në favor të Ministrisë për çështje të ndryshme. Se a do të jetë një vendim i njëjtë edhe për rastin e granteve, mbetet të shihet ditëve në vazhdim…

Kush është Yll Buleshkaj, drejtori që udhëheq Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit?

Qysh në dhjetor të vitit 2021, Periskopi ishte mediumi i parë që kishte raportuar se në krye të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit do të vinte, Yll Buleshkaj.

Drejtori i APK-së, kishte bërë shkelje të trefishtë për Kurtin dhe kandidatët me vepra penale në listat zgjedhore. Kjo, në kohën kur Buleshkaj ishte drejtor i Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike.

Z. Buleshkaj i cili mbante atë pozitë në KQZ , emri i tij u bë i njohur para zgjedhjeve të 14 shkurtit, kur do të vendosej për ‘fatin e Albin Kurtit’ në listën zgjedhore të Vetëvendosjes.

Në prag të zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021, mbledhjet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve po mbaheshin me tensione të shumta. Kjo pasi KQZ kishte kërkuar një mendim nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, lidhur me kandidatët nëpër lista që ishin shpallur fajtorë për vepra penale.

KGjK i kishte rekomanduar/ përgjigjur KQZ-së, që kandidatët me vepra penale, të mos certifikoheshin, ashtu siç e kërkon edhe ligji. Mes këtyre emrave, ishte edhe numri një në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti (tani kryeministër).

Derisa në Kosovë, po zhvillohej debat i zjarrtë lidhur me këtë çështje, çdo mendim e rekomandim atëkohë dukej se kishte rëndësi të madhe. I tillë ishte edhe rekomandimi i Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike, që kryesohet nga z.Yll Buleshkaj. Rekomandimi i kësaj zyre, ishte që ‘të certifikoheshin të gjithë kandidatët’.

“Ne i kemi udhëzu ashtu siç mendojmë që është dashtë të veprojnë, pra të certifikohen të gjithë”, pati deklaruar vet z.Buleshkaj në një prej deklaratave në janar 2021.

Duke qenë se rekomandimi i Zyrës që udhëhiqte z.Buleshkaj, ishte në kundërshtim me rekomandimin e KGjK-së, partitë si PDK e LDK, e quanin si ‘shkelje të demokracisë’, rekomandimin e Zyrës së udhëhequr nga Buleshkaj.

Vet Buleshkaj, ishte justifikuar se nuk kishin pasur kohë t’i shqyrtonin të gjitha rastet.

Buleshkaj u bë një prej personave të preferuar të Lëvizjes Vetëvendosje dhe tashmë e gëzon postin e Drejtorit të APK-së. /Periskopi/

Njeriu që provoi ta ‘kontrabandonte’ Kurtin si kandidat, favorit për drejtor të Agjencisë kundër Korrupsionit

Shpërndaje në: