Lajçak: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka bërë një përmbledhje të punëve për vitin që përfundon edhe pak ditë. Ai e bën të qartë se ka pritur më shumë sesa që i është ofruar.
Duke treguar për arritjet dhe ngecjet që janë hasur gjatë takimeve që ai pati me kryenogiciatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, Lajçak ka rikujtuar edhe njëherë të dyja shtetet nuk do të ketë integrim në BE pa normalizimin e marrëdhënieve të tyre dhe ofrojnë një plan të detajuar të punës për vitin e ardhshëm, të miratuar nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së.
Lajcak ka shkruar se në dialog, përderisa progresi ka qenë më i ngadalshëm se sa ai ka shpresuar, ajo që është arritur vazhdon të jetë para së gjithash në të mirë të qytetarëve si në Kosovë ashtu edhe në Serbi.