Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë dhe të krijojnë momentume të reja drejt së ardhmes euroatlantike

Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë dhe të krijojnë momentume të reja drejt së ardhmes euroatlantike

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me rastin e 35 vjetorit të themelimit ka bërë  homazhe te varri i presidentit historik, Ibrahim Rugova.

Kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku njëherit edhe kandidati për kryeministër tha se nderojnë të gjitha figurat dhe kontributdhënësit.

“Sot nderojmë dhe kujtojmë 23 dhjetorin e vitit 1989 pra datën ë 35 vite më parë intelektualë të shquar të kohës nisën lëvizjën më të madhe  kombëtare për liri, pavarësi e demokraci, themeluan Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe në krye të kësaj lidhje dhe kësaj lëvizjë u vendos arkitekti i vetë Republikës së Kosovës, presidenti historik, dr. Ibrahim Rugova të cilit sot i bëmë nderime në këtë përvjetor të 35-të .”, tha Abdixhiku.

“Nderojmë të gjitha figurat dhe kontributdhënësit në këtë shtëpi të madhe të demokracisë siç dhe rikujtojmë nevojën që në momente historike, LDK-ja dhe e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë dhe të krijojnë momentume të reja drejt së ardhmes euroatlantike”, u shpreh ai.

“Ky momentum i ri na vjen në zgjedhjet e ardhshme të 9 shkurtit dhe jemi të lumtur me momentumin historik që është LDK-ja por edhe me historikun e madh që e kemi shënuar për këto 5 vite.”, tha ai.

Shpërndaje në: