Muharremi: Shtesat nga 100 euro thellojnë deficitin tregtar për 9.7% nga nëntori në dhjetor
Njohësi i çështjeve të ekonomisë, Shenoll Muharremi, thotë se shtesat e ndara nga Qeveria e Kosovës me nga 100 euro për fëmijë e pensionistë. ka 9.7% thellim të deficitit tregtar prej muajit nëntor deri në dhjetor.
“Vlera e importit mujor do të rritet nga 567 milionë (nentor) në 613 milionë në dhjetor. E në vlerën e përgjithshme të deficitit për vitin 2024 to të thellohet në 5.35 miliardë euro sipas kësaj medote”, shkroi ai.
Postimi i plotë:
Këtu e kemi një vlerësim se si mund të ndikojnë “100 EURO” në ekonominë e sidomos në bilancin tregtar. Ku mund të përfundojnë…
Ky është vetëm një vlerësim i bazuar nga numra dhe situatë reale. Janë marrë parasyesh vlerat e nëntorit 2024 dhe janë shtuar 57.6 milionë ne treg me një supozim që shumica do të shkojnë në konzum dhe importi.
Nga kjo del se ndikimi i vendimit të qeverisë për 100 euro e që janë 57.6 milionë se bëhet fjalë për 576,100 përfitues do të thelloj deficitin tregtar për 9.7% nga nëntori në dhjetor. Përkatësisht nga 473 milionë deficit që kemi pasur në nëntor, gjatë dhjetorit kjo vlerë mund të shkoj në 519 milionë euro (në muaj).
Vlera e importit mujor do të rritet nga 567 milionë (nentor) në 613 milionë në dhjetor. E në vlerën e përgjithshme të deficitit për vitin 2024 to të thellohet në 5.35 miliardë euro sipas kësaj medote.