Ngritet aktakuzë ndaj V.N i dyshuar për krime lufte në Kosovë: Vrau dy persona dhe plagosi një tjetër në Suharekë

Ngritet aktakuzë ndaj V.N i dyshuar për krime lufte në Kosovë: Vrau dy persona dhe plagosi një tjetër në Suharekë

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj një personi për krime lufte kundër popullatës civile gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Periudha kohore për të cilën është ngritur aktakuza është 1998-1999.

Përmes një njoftimi për media, Prokuroria Speciale ka përshkruar se i akuzuari V.N dyshohet se ka vrarë dy viktimat M.A dhe SH.A,  si dhe ka plagosur SH.S.

”Sipas aktakuzës, veprimet penale janë kryer gjatë periudhës 1998-1999 në qytetin e Suharekës. I pandehuri, duke vepruar në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka shkelur rregullat e së drejtës ndërkombëtare, duke kryer vrasjen e dy viktimave  M.A dhe SH.A,  si dhe plagosjen e të dëmtuarit SH.S”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë për Krime Lufte ndaj Popullsisë Civile

Prishtinë, 23 dhjetor 2024 –Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit V.N, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”, e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të RSFJ-së.

Sipas aktakuzës, veprimet penale janë kryer gjatë periudhës 1998-1999 në qytetin e Suharekës. I pandehuri, duke vepruar në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka shkelur rregullat e së drejtës ndërkombëtare, duke kryer vrasjen e dy viktimave  M.A dhe SH.A,  si dhe plagosjen e të dëmtuarit SH.S.

Në mbështetje të neneve 234 par.2 dhe 303 par.7 të KPP-së, Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës që të mbaj gjykimin në mungesë për shkak se i pandehuri V.N është i pa arritshëm për organet e drejtësisë, kurse janë plotësuar kushtet ligjore nga neni 234 i KPP-së, për ngritjen e aktakuzës në mungesë.

Kjo çështje penale tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Shpërndaje në: