Mehmetaj: Miketiç thotë se partneri kryesor i Aleksander Vuçiqit është Albin Kurti, në Kosovë hala e hanë foren e mashtruesit tonë

Mehmetaj: Miketiç thotë se partneri kryesor i Aleksander Vuçiqit është Albin Kurti, në Kosovë hala e hanë foren e mashtruesit tonë

Dhjetëra mijëra veta u mblodhën në Beograd duke protestuar kundër presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe qeverisë së tij.

Gazetari Lirim Mehmetaj ka shpërndarë deklaratën e udhëheqësit të protestave, Dorde Miketic.

Miketic në një deklaratë dhënë për euronews.al, tha se ”partneri kryesor i Aleksander Vucic-it është Albin Kurti”.

Postimi i plotë:

Udheheqesi i protestave kunder regjimit te Aleksander Vucic-it ne Serbi, Dorde Miketic, po thote se partneri kryesor i Aleksander Vucic-it eshte Albin Kurti.

Edhe ata ne Serbi, si ne ketu ne Kosove, e kane kuptuar tashme se Vucic e Kurti jane ne sherbim te njeri tjetrit.

Dallimi eshte se Vucic-it me s’i beson askush atje dhe po e protestojne, kurse ketu ne Kosove ka ende te tille qe e hane foren e ketij mashtruesit tone.

P.S

I ftoj keta Arkanovcat e Kurtit ne Prishtine qe te vazhdojne t’i mbeshtesin protestat kunder Vucic-it, ashtu sic ishin duke bere para kesaj deklarate.

/////

Motivi i protestës

Protesta e organizuar nga studentët dhe sindikatat e fermerëve, është pjesë e një lëvizjeje më të gjerë që kërkon përgjegjësi për shembjen e çatisë së stacionit hekurudhor në Novi Sad që shkaktoi 15 të vdekur më 1 nëntor.

Revolta e studentëve në Serbi, filloi me bllokimin e Fakultetit të Arteve Dramatike në kryeqytetin serb dhe më pas u përhap në më shumë se 50 fakultete të tjera në të gjithë vendin.

Në protestë studentët morën edhe mbështetjen e fermerëve, punonjës të shëndetësisë, artistëve, por edhe banorë të Beogradit dhe qyteteve përreth.

Shkollat ​​në të gjithë Serbinë do të mbyllen për pushimet dimërore një javë më herët se sa ishte planifikuar këtë vit, pasi qeveria e presidentit nacionalist, Aleksandar Vuçiç, kërkon t’i ndalë protestat kundër korrupsionit.

Studentët kërkuan të përcaktohet përgjegjësia dhe të ndiqen penalisht ata që janë fajtorë për aksidentin në stacionin hekurudhor në Novi Sad, ku ra një strehë dhe vrau 15 persona, si dhe të publikohet i gjithë dokumentacioni për rikonstruksionin e atij stacioni. Një nga kërkesat është gjithashtu gjetja e autorëve të sulmeve ndaj studentëve dhe profesorëve gjatë protestave ku ata morën pjesë më herët.

Shpërndaje në: