“Vit që po lëmë pas me plot sfida dhe arritje”, Visar Azemi shkruan për mobilizimin e LDK në Ferizaj: 2025 një mundësi e re

“Vit që po lëmë pas me plot sfida dhe arritje”, Visar Azemi shkruan për mobilizimin e LDK në Ferizaj: 2025 një mundësi e re

Visar Azemi, kryetari I degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në Ferizaj, e ka përshkruar vitin 2024 si shumë sfidues, por thotë se ka rezultuar me një mobilizim të LDK-së në Ferizaj.

Është shprehur optimist që viti 2025 ëhstë një mundësi e re për të azhduar rrugëtimin e LDK-së.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se falë punës së palodhur dhe mobilizimit të secilit anëtar, kanë arritur të sjellim siç thotë Azemi ndryshime pozitive në komunitetin tonë.

“Përfundimi i vitit 2024 është një moment reflektimi dhe falënderimi për të gjithë angazhimin dhe përpjekjet që kemi bërë gjatë këtij viti.  Viti që po lëmë pas ka qenë një periudhë e mbushur me sfida, por edhe me arritje të mëdha për degën e LDK-së në Ferizaj. Falë punës së palodhur dhe mobilizimit të secilit anëtar, kemi arritur të sjellim ndryshime pozitive në komunitetin tonë dhe të angazhohemi për një të ardhme më të mirë për qytetarët e Ferizajit”.

“Në këtë fundvit, shprehim mirënjohje për secilin nga ju që kontribuoni me pasion dhe përkushtim për të bërë LDK-në një forcë të fuqishme politike. Le të shohim vitin 2025 si një mundësi të re për të vazhduar rrugëtimin tonë me të njëjtën energji dhe entuziazëm për të sjellë më shumë ndryshime pozitive për Ferizajin.  Pa dyshim, bashkë do të arrijmë shumë më tepër”, ka shkruar Azemi. /Gazeta Express

Shpërndaje në: