LDK: 150 euro koeficient për krejt vitin e jo lëmoshë për blerjen e votave

LDK: 150 euro koeficient për krejt vitin e jo lëmoshë për blerjen e votave

Lidhja Demokratike të Kosovës ka reaguar pas vendimit qeveritar për të ndarë nga 100 euro për pensionistë dhe fëmijë në prag të zgjedhjeve, duke vendosur ofertën e tyre zgjedhore se qysh në javën e parë të mandatit të tyre “pagat mesatarisht do të rriten për 200 euro”.

Postimi i LDK-së

Vizion në javën e parë të mandatit, apo panikë në muajt e fundit?

Ky pra është dallimi. Sepse LDK e ka programin dhe zotimin e qartë: koeficient të pagave 150 euro – që do të thotë rritje mesatare e pagës për 200 euro – për të giithë shërbyesit publik në javën e parë të mandatit, dhe zgjidhje të qëndrueshme që i përgjegjen vështirësive dhe nevojave të përditshme të qytetarëve.

Kjo ka dallim të madh me lëmoshën e dhënë në fund të vitit e cila nuk mjafton as për ta paguar rrymën në këtë dimër. Sepse kjo që pamë sot nga kjo qeveri nuk është asgjë më shumë se shenjë e panikës dhe mungesë e vizionit nga një udhëheqësi e dështuar e cila nuk ka implementuar asgjë të qëndrueshme në 4 vite qeverisje.

Qytetarët janë lodhur nga qeverisja e paaftë, dhe ata po na e tregojnë çdo ditë se ata duan ndryshim, dhe e duan atë menjëherë! E këtë ndryshim, me mirëqenie, mundësi e paga të mjaftueshme për të gjithë – dhe atë gjatë tërë vitit, do ta sjell vetëm LDK nën udhëheqjen e Dr. Lumir Abdixhikut dhe ekipit tonë profesionist. Bashkë me qytetarët e vendit do të bëhemi ndryshimi i domosdoshëm për Kosovën!

Shpërndaje në: