Kurti pasi PDAK tha se zv.ministri i ri është i dënuar për keqpërdorim fondesh: Kur ta shqyrtojmë atë çka thuhet, do ta marrim vendimin adekuat

Kurti pasi PDAK tha se zv.ministri i ri është i dënuar për keqpërdorim fondesh: Kur ta shqyrtojmë atë çka thuhet, do ta marrim vendimin adekuat

Kryeministi kërkoi kohë për ta shqyrtuar atë çfarë po thuhet për zëvendësministrin e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Agim Hyseni të cilin e emëroi dje.

Resul Makreshi u shkarkua paraprakisht nga kjo pozitë, ndërsa Partia Demokratike e Ashkalinve të Kosovës thotë se zëvendësministri aktual është i dënuar për keqpërdorim fondesh.

“Me partinë e cila i përfaqëson ashkalinjtë në Kuvendin e Republikës dhe në Qeverinë tonë unë jam në koalicion. Prandaj zëvendësministri nga radhët e tyre është si emër i veçantë pjesë e marrëveshjes sonë të koalicionit. Tash ne ende nuk kemi arritur ta shqyrtojmë krejt çfarë thuhet për zëvendësministrin e ri, por kur ta bëjmë këtë do ta marrin veprimin apo vendimin adekuat. Por tash nuk mund të flasë për këtë gjë. Porsa e emëruam atë”, tha Kurti në një konferencë për media, kur u pyet për këtë çështje.

Shpërndaje në: