“Skemë e korrupsionit publik”, Bajrami: Qeveria që i ka dyfishu faturat e rrymës e tatimin në pronë po tenton të blejë vota me para të taksapaguesve
Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj vendimit të sotëm të Qeverisë për ndarjen e nga 100 eurove për fëmijët 0-16 vjet dhe pensionistëve, kur jemi afër zgjedhjeve.
Deputetja Bajrami ka thënë se “shpërndajra e buxhetit të shtetit në kohë fushate është skemë e korrupsionit publik”.
“Qeveria e cila gjatë mandatit i ka dyfishu faturat e energjisë elektrike, e ka dyfishu tatimin në pronë, i ka poshtru shërbyesit civilë, i ka fy sindikatat, e ka dëtyru njësinë elitare të Policisë me dalë në protestë, i ka mbetë ushtria pa bukë e policët pa këpuca, i ka maltretu prindërit dy vite radhazi me blerjen e librave, qeveria në mandatin e së cilës janë rritë çmimet si kurrë më pare, sot me para të taksapagusëve po tenton me ble vota”, ka shkruar deputetja Bajrami ndër të tjera.
Postimi i plotë:
Shpërndajra e buxhetit të shtetit në kohë fushate është skemë e korrupsionit publik.
Qeveria e cila investimet kapitale në vitin 2024 i ka më të ulëta se në vitin 2017 e 2018, e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota.
Qeveria e cila gjatë mandatit i ka dyfishu faturat e energjisë elektrike, e ka dyfishu tatimin në pronë, i ka poshtru shërbyesit civilë, i ka fy sindikatat, e ka dëtyru njësinë elitare të Policisë me dalë në protestë, i ka mbetë ushtria pa bukë e policët pa këpuca, i ka maltretu prindërit dy vite radhazi me blerjen e librave, qeveria në mandatin e së cilës janë rritë çmimet si kurrë më pare, sot me para të taksapagusëve po tenton me ble vota.
Janë 4 vjet të humbura.
Jeni në panikë, por as kjo skemë nuk ju shpeton dot.
Me 9 shkurt votohet për ndryshim jo për lëmoshë!