Hykmete Bajrami shpalos faktet: VV premtuan lirim të çmimit të energjisë elektrike, por e dyfishuan atë

Hykmete Bajrami shpalos faktet: VV premtuan lirim të çmimit të energjisë elektrike, por e dyfishuan atë

Hykmete Bajrami e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka reaguar ndaj ministrit Murati i cili dje foli rreth subvencionimit të faturave të energjisë elektrike.

Bajrami, siç shkruan në Facebook, ka shpalosur disa fakte rreth kësaj çështje duke përmendur ndër të tjera premtimin e VV’së rreth lirimit të çmimit të energjisë elektrike, e të cilin e dyfishuan me ardhjen në qeveri.

 

Lexo postimin e plotë [pa ndërhyrje] të znj. Bajrami:

Premtuan lirim të çmimit të energjisë elektrike, por kur erdhën në qeveri e dyfishuan atë

Dje ministri i financave u krekos për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike që po bën qeveria për familjet e cenushme, familje këto të cilat të hyrat mujore i kanë me pak se 150 Euro për anëtar në muaj.

T’i shpalosim disa fakte:

📌Për çmimin e energjisë elektrike ka një rregullator, Zyra e Rregullatorit të Energjisë, njerëzit aty, pra bordin i ka zgjedhë dhe i ka votu partija në pushtet – LVV.

📌A e dini se çka ka ndodhë me çmimin e energjisë elektrike? Ndoshta detajet nuk e dini, por ajo që ju e dini me saktësi është se çmimi i energjisë elektike në këtë mandat është dyfiishu. Pra, Zyra e Rregullatorit të Energjisë në bashkrendim me qeverinë e ka ngritë dy herë çmimin e energjisë elektrike. Herën e parë çmimi i energjisë është ngritë për ekonomitë familjare dhe atë tarifa e lartë është ngritë për 104% ⬆️ e tarifa e ulët është ngritë për 85% ⬆️, për shpenzimin mbi 800 KWh, ndërsa herën e dytë çmimi i energjisë elektrike është ngritë 15% ⬆️ për të gjithë shpenzuesit (ekonomitë familjare dhe bizneset). Në prill të këtij viti ZRRE ka ulë çmimin për 8% ⬇️, ulje kjo që nuk është vrejtë nga askush.

📌Kjo Qeveri me buxhetin me të madh (taksa dhe tatime tonat) pas lufte ka ndërtu zero kapacitete për gjenerim të energjisë elektrike.

📌Remontet dhe riparimet janë vonu e disa nuk janë bërë asnjëherë, andaj sot kapacitetet ekzistuese janë në gjendje shumë më të rëndë se para katër viteve dhe si rezultat i krejt kësaj para një jave “KESCO Energy” njoftoj se vetëm për dy ditë ka importuar energji në vlerë 3.5 milionë euro.
Kush mendoni se i paguan këto 3.5 milionë euro?
Kosto e importit të energjisë bëhet pjesë e faturave tona, mandej “minister mëshiruesi” disa familjeve të cilat ai i quan të cenushme ju subvencionon fatuarat prej 3 deri ne 10 euro dhe kërkon falënderim.

Të nderuar qytetarë,

Mos u hamendësoni nga propaganda dhe karramelet e qeverisë!
Mendoni si jeni duke jetuar sot?
Mendoni sa vlenë paga juaj sot karshi çmimeve të dyfishuara?
Çka ka ndodhë me çmimet e artikujve që ju i bleni çdo ditë?
Çka ka ndodhë me faturat e energjisë elektrike?

Premitimi para 14 shkurtit 2021 ka qënë që çmimi i energjisë do të lirohet apo jo?
Premtimi para 14 shkurtit 2021 ka qënë që buka, qumështi, vaji e sheqeri do të kushtojnë më lirë me LVV-në në pushtet.

Ku jemi sot?

Mendo dhe ndrysho!
Me 9 shkurt, bëje ndryshimin me votë!

Shpërndaje në: