Sulmi në Gjermani: Dhjetëra të plagosur në gjendje të rëndë
Të paktën 15 persona janë plagosur rëndë pasi një veturë ka hyrë në turmë në Magdeburg, thonë autoritetet gjermane, shkruan BBC.
68 persona u lënduan në incident, të cilin po e trajtojnë si një sulm, dhe dy persona janë konfirmuar të vdekur.
Rreth sulmit:
Dhjetëra njerëz janë plagosur dhe disa të tjerë janë vrarë të premten pasi një makinë përplasi një turmë njerëzish në një treg Krishtlindjesh në qytetin lindor të Gjermanisë Magdeburg, në atë që zyrtarët lokalë po e përshkruajnë si një sulm terrorist.
The Guardian tashmë ka bërë të ditur se numri i viktimave nuk ishte menjëherë i qartë, por mediat gjermane, duke cituar shërbimet e urgjencës në rajon, thanë se midis 60 dhe 80 persona mund të ishin lënduar, 15 prej tyre raportohet se janë në gjendje më të rëndë.