Kuvendet Kosovë-Shqipëri, Rama shkon e përshëndet Haradinajn para nisjes së seancës
Ka nisur seanca e përbashkët e dy kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë në Kuvendin e Kosovës.
Në seancë po marrin pjesë edhe kryeministrat Edi Rama dhe kryeministri Albin Kurti.
Rama para se të ulej në vendin e tij shkoi në ulësen e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj për ta përshëndetur.
Gjithashtu, në Kuvend sot është edhe presidentja Vjosa Osmani.