U la jashtë listës së VV’së, Liburn Aliu: Është vendim i imi

U la jashtë listës së VV’së, Liburn Aliu: Është vendim i imi

Para pak momentesh është përuruar një segment i një rruge në hyrje të Vushtrrisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këtë segment e ka quajtur një projekt të rëndësishëm për lehtësimin e qarkullimit të qytetarëve dhe ekonominë e vendit.

Ai ka qenë i shoqëruar nga Ministri i Infrastrukturës dhe Mjedisit Liburn Aliu. Ky i fundit u pyet nga gazetarët se pse nuk është në listën e deputetëve të  Vetëvendosjes për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ai ka dhënë një përgjigje të shkurtë për këtë pyetje.

Aa thënë se vendimin për të mos marrë pjesë në zgjedhje e ka marrë shumë kohë më parë.

“Vendim i imi ka qenë, nuk është se është marr tash së voni. Njëjtë siç ka qenë vendim i imi për të mos qenë pjesë e kryesie në tetorin e vitit 2022”, tha ai para mediave.

Liburn Aliu sivjet nuk ndodhet në listën e VV-së si kandidat për deputet, ndonëse është një nga firgurat qendrore të kësaj partie.

Shpërndaje në: