Siketi i Albin Kurtit: Thirrje të vazhdueshme që mërgata të regjistrohet për zgjedhjet e 9 shkurtit

Siketi i Albin Kurtit: Thirrje të vazhdueshme që mërgata të regjistrohet për zgjedhjet e 9 shkurtit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se 50 mijë qytetarë nga mërgata janë regjistruar për të votuar në Kosovë.

Ai ka treguar se afati për regjistrim është deri më datën 26 dhjetor.

Kurti ka bërë apel që mërgimtarët të regjistrohen dhe të votojnë në Kosovë.

“Sot janë bërë 50 mijë të regjistruar nga mërgata për votim. Ndërkohë, kanë mbetur më pak se 7 ditë deri në afatin e fundit, 26 dhjetor 2024, kur mund të regjistroheni për të votuar.
Pa regjistrim nuk do të mund të votoni, andaj bëjeni sa më parë dhe mos e lini për momentet e fundit. Nga çdo cep i botës ku je, hidhe votën për atdhe!”, ka shkruar Kurti.

Shpërndaje në: