Mbledhje e jashtëzakonshme qeverie, Rama thërret ministrat në orët e vona të së enjtes
Mbledhje e jashtëzakonshme është mbajtur në orët e mbrëmjes së kësaj të enjteje.
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në një takim jashtë radhe qeverinë, ndërsa burime bëjnë me dije se po diskutohet në lidhje me buxhetin.
Nuk ka shumë detaje, por mësohet se në këtë mbledhje është bërë me dije se 1.4 miliardë lekë do t’i kalojë Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe 500 milionë lekë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Paratë që do t’i akordohen KQZ-së do të shërbejnë për të mbuluar koston e votimit të emigrantëve si dhe për kthimin e zarfit.
Kujtojmë se më herët qeveria ka deklaruar se këtë vit, ku do të aplikohet për herë të parë votimi nga jashtë vendit, do të mbulohen 100% nga shteti, dhe se emigrantët nuk do të kenë asnjë kosto.