Gjini: SHBA ka dashur ta ndërtoj gazsjellësin në Kosovë, Kurti e ka refuzu – ia mundësoi Serbisë

Gjini: SHBA ka dashur ta ndërtoj gazsjellësin në Kosovë, Kurti e ka refuzu – ia mundësoi Serbisë

Ardian Gjini, nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë se gjatë pushtetit të Albin Kurtit “mafia energjetike e ka kapur Kosovën”.

Ai ka thënë në “Pressing” të T7 se SHBA-ja ishte e gatshme të ndërtojë gazsjellësin, poqë Albin Kurti e refuzoi.

Sipas Gjinit, qëllimi ishe që Kosova të mos varej nga askush në sferën energjetike.

“Mafia energjetike e ka kapur Kosovën në kohën e Albin Kurtit, kurrë përpara, çka dmth termocentrali i ri? Kosovës i ështe ofru gazi likuid natyror prej Selanikut me ardh në Kosovë, SHBA-ja premtun që i kanë dhënë parët për me ndërtu gazsjellësin deri në Kosovë, i cili kish me mundësu ne me prodhu energji elektrike në Kosovë pa u varur, me i pas kapacitetet tona, mos me u varur prej Serbisë as prej kërkujt. Albin Kurti e ka refuzu gazsjellësin”, ka thënë Gjini.

Tutje, Gjini tha se Kurti këtë ia mundësoi Serbisë, duke ia humbur mundësinë Kosovës që t’i kalonte gazsjellësi.

Shpërndaje në: