LDK në tubim me të rinj; Plot 40 mijë prej jush do të trajnohen në teknologji informative

LDK në tubim me të rinj; Plot 40 mijë prej jush do të trajnohen në teknologji informative

Lideri i LDK’së, Lumir Abdixhiku ka marrë pjesë sot në tubimin e Forumit Rinor të kësaj partie.

Ai nga atje ka premtuar se të rinjtë do të trajnohen për teknologji informative.

Abdixhiku ka thumbuar edhe pushtetin duke thënë se janë arrogant që japin helm e vrerë.

“Jam i sigurt se teksa ne mblidhemi sot këtu dhe flasim për të ardhmen e shpresë, ka zëra cinik jashtë, që vazhdojnë të ndajnë, përçajnë, e shprehin secilin mllef ndaj gjithçkaje që nuk ngjason me ta. Pushtetia agresiv e arrogant sot jep helm e vrerë!E vërteta është që s’duam të ngjasojmë me ta!Që s’duhet të ngjasojmë me ta!S’do të ngjasojmë me ta!Janë të çuditshëm. Janë besa dhe të mërzitshëmJanë thjeshtë oldtimera politik! Ankues të padurueshëm politik”, shkroi ai.

Ai tha të rinjtë do të kenë një të ardhme që e meritojnë.

“Sonte, u fola të rinjëve si një ëndërrimtar i madh i të ardhmes që duam ta kemi dhe – më lejoni ta them me plot bindje se do ta kemi! Do ta kemi të ardhmen që e meritojmë! Kjo e ardhme nuk i takon atyre që ndajnë e përçajnë e ndjellin veç vrer! Kjo e ardhme u takon atyre që besojnë në Republikë! Besojnë në vendin tonë origjinal, të barabartë e krenarë, mes popujve e kombeve Evropiane. Kjo e ardhme na takon neve që nxisim shpresë e besim! Kjo e ardhme u takon atyre që besojnë në rini, në juve, pasurisë më të madhe tonën. U takon atyre që ëndërrojnë dhe guxojnë të ëndërrojnë; guxojnë t’i kthejnë këto ëndrra në veprime e aksione, aq të forta, aq të qarta, aq dridhëse, sa që do të dridhin Kosovën më 9 shkurt të vitit që po na vjen”, deklaroi Abdixhiku.

Shpërndaje në: