Albin Kurti e mori Qeverinë kur Kosova kishte 1.8 milionë banorë, po e përfundon mandatin me 200 mijë banorë më pak
Agjencia e Statistikave të Kosovës i ka dhënë fund të gjitha dilemave për numrin e saktë të banorëve rezidentë në Republikën e Kosovës, duke shpallur rezultatet përfundimtare të regjistrimit të popullsisë të kryer në gjysmën e parë të vitit 2024.
Sipas ASK-së, nga regjistrimi i popullsisë 2024 deri se Kosova ka 1 milionë e 602 mijë e 515 banorë rezidentë, shkruan Demokracia.com.
Pikërisht duke u mbështetur në këtë të dhëna zyrtare të ASK-së, mund të konkludohet se në vitin e fundit të mandatit të Qeverisë Kurti 2, Republika e Kosovës ka 195 mijë e 673 banorë rezidentë më pak se në vitin 2020 kur për herë të parë kryeministër u bë Albin Kurti dhe kur Vetëvendosje erdhi në pushtet.
Sipas të dhënave të ASK-së, në fund të vitit 2020, numri i popullsisë së Kosovës ishte pothuajse 1.8 milion banorë dhe po aq edhe në fund të vitit 2021.
Të dhënat e ASK-së tregojnë se numri i popullsisë rezidente në Kosovë në vitin 2020 (1,798,188) ishte për 18 mjë e 167 qytetarë më e lartë se popullsia e pasqyruar në regjistrimin zyrtar të vitit 2011 (1,780,021).
Ky numër i popullsisë, prej rreth 1.8 milionë banorësh, kishte mbetur gati i njejtë nga regjistrimi i popullsisë (2011) deri kur për herë të parë mori pushtetin Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti (2020).
Ndryshimi i madh në shifra është paraqitur vetëm pas ardhjes në pushtet të Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Sipas kësaj, në kohë kur Kurti ishte bërë për herë të parë kryeministër, Republika e Kosovës kishte 1 milionë e 798 mijë e 188 banorë rezidentë, ndërsa në vitin e fundit të mandatit kjo shifër ka rënë në 1 milionë e 602 mijë e 673 banorë rezidentë.
“STRATEGJIA” E KURTIT DHE VETËVENDOSJES PËR TA MOHUAR FENOMENIN E ZBRAZJES SË KOSOVËS
Të dhënat shqetësuese për numrin e madh të qytetarëve që vazhdojnë të largohen çdo ditë nga Kosova, vazhdojnë të mos e shqetësojnë ndërgjegjen e kryeministrit Albin Kurti.
Opozitari i dikurshëm që alarmohej sa herë që mediat raportonin për largimin e qytetarëve, vazhdon të shkojë çdo ditë në vendin e tij të punës apo edhe të bëjë vizita zyrtare jashtë vendit, duke e injoruar tërësisht fenomenin shqetësues që po e zbrazë Kosovën.
Kurti, prej kohwsh ka filluar ta përgatisë “strategjinë” e tij manipulative qysh në vitin e kaluar sa herë që shtrohej për debat ky fenomen shqetësues, duke u munduar ta mohojë atë, siç bëri më 16 nëntor 2023.
“Unë nuk mendoj që po zbrazet Kosova. Ka emigrim, po nuk ka zbrazje të Kosovës dhe nuk do të ketë as pas 1 janarit. Sepse, ju e dini shumë mirë, që ata që do të shkojnë tani pa nevojë për lëvizje në zonën Schengen, duhet të kthehen”, deklaronte Kurti.
Ikja nga përgjegjësia është bërë e zakonshme për Albin Kurtin dhe partinë e tij, Vetëvendosjen, si dhe ajo po manifestohet në forma të ndryshme dhe pothuajse në çdo temë me rëndësi për jetën e qytetarëve, siç është tani rasti me fenomenin shqetësues të zbrazjes së Kosovës.