Selmanaj për programin e VV-së: Ndoshta po garojnë me atë të 2021, se edhe ashtu nuk e kanë realizuar
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, pas shpalosjes së listës së kandidatëve për dpeutetë nga Vetëvendosje – ku ende s’kanë dalë me program zgjedhor – tha se ndoshta Vetëvendosja “garojnë me atë të 2021” duke e marrë për të mirëqenë se “nuk e kanë realizuar”.
Postimi i Selmanajt:
Albini sot i prezantoj 110 kandidatët hibrid të Vetëvendosjes për deputetë. Edhe garojnë, edhe nuk e dinë për çka garojnë.
Ku është programi qeverisës? Me çka do të konkurojnë? Çka do t’u thonë qytetarëve?
Pse gjithë kjo mendjemadhësi dhe ky ofendim për qytetarët e Kosovës?
Apo ndoshta kanë vendosë të garojnë me programin e vitit 2021, sepse edhe ashtu për katër vite, nuk kanë realizuar asgjë.
Qytetarët asesi nuk duhet të lejojnë që mashtrimi të kaloj përsëri!
Ndryshimi është domosdoshmëri.