Hamza: Dialogu ka degraduar, marrëveshja e Brukselit e pamjaftueshme

Hamza: Dialogu ka degraduar, marrëveshja e Brukselit e pamjaftueshme

Kandidati i PDK-së për kryeministër Bedri Hamza ka folur lidhur me situatën në veri të vendit.

Ai ka premtuar se nëse vjen në pushtet do të jetë në koordinim të plotë më bashkësinë ndërkombëtare.

Hamza pati edhe disa fjalë për dialogun Kosovë- Serbi.

“Dialogu ka degradu. Dialogu ka fillu me qellimin përfundimtar njohjen e ndërjselltë mes Repuublikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, gjatë rrugës ka deviju ka lëviz në regres dhe marrëveshjet e fundit e Brukselit,  Ohrit nuk e kanë në qendër njohjen e ndërsjelltë dhe kjo len mundësinë të hapur për çështje të cakutuara edhe në të ardhmen.Prandaj prej njohjes së ndërsllejtë nëse iu referohemi letrave të presidentëve amerikanë njohja ka qenë në qendër”, tha Hamza në RTV21.

Sipas tij, Kosova e ka në tavolinë ofertën ma të varfër që e ka pasur ndonjëherë.

Kur u pyet se a nuk e pranojn marrëveshjen e Brukselit  e pastaj të Ohrit, Hamza tha: “Ne themi se është e pamjaftueshme, kjo nënkupton që disa pjesë duhet të rishikohen dhe të ndryshohen”

“Rezoluta 12 44 nuk duhet të jetë pjesë e këtij dokumenti, pastaj çështja e arbitrazhit e devalvon besueshmërinë në insitucionet e drejtësisë në Kosovë”, tha ai.

Shpërndaje në: