Pesë këshilla që duhet t’i dini para se të pini alkool
Festat e fundvitit po afrojnë dhe për shumëkënd kjo domethënë festime me alkool.
Efektet e alkoolit në trupin e njeriut nuk janë të mira. Ishin 2.6 milionë vdekje në botë më 2019 që i atribuohen konsumit të alkoolit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Aty llogariten edhe vdekjet nga probleme shëndetësore të shkaktuara nga alkooli – sëmundjet e zemrës, të mëlçisë dhe lloje të kancerit – si dhe vdekje si pasojë e alkoolit si rrëzimet, mbytjet, aksidentet rrugore dhe vetëvrasjet, shkroi CNN.
Pesë këshillat që ekspertët japin për të zvogëluar dëmin nga alkooli.
Reduktoni ose refuzoni alkoolin
Pini pak – ose aspak.
Nëse zgjedhni të pini, atëherë çdo gotë alkooli mund ta shoqëroni me një gotë ujë. Kjo rihidraton trupin dhe po ashtu ndihmon që të nesërmen të jeni më të kthjellët.
Mos pini në stomak të zbrazët
Kur pini në stomak të thatë, alkooli absorbohet më shpejt në qarkullimin e gjakut. Ushqimi do ta ngadalësojë absorbimin e tij.
Kështu që, këshillohet që të hani përpara ose pijen ta shoqëroni me ushqim.
Mos numëroni sa pini, por çfarë lloji alkooli konsumoni
Keni kujdes çfarë jeni duke pirë dhe mos mbani mendjen vetëm te numërimi i gotave të zbrazura pasi keni pirë.
Varësisht nga pija, ndryshon edhe përqindja e alkoolit në të.
Flluskat nënkuptojnë probleme
Jeni të vëmendshëm nga roli i flluskave në pije. Sa më shumë flluska që ka, aq më shpejt absorbohet pija. E tillë është shampanja, ndihet më shpejt kur e pi.
Mbani sytë te pija
Dijeni çfarë keni në gotë.
Nëse doni të reduktoni rreziqet, mos pranoni pije nëse nuk e dini çfarë ka në to.
Është e rëndësishme po ashtu të mos e lini pijen pas. Fatkeqësisht dikush mund t’ju hedhë diçka në të.